Bayern Munchen i përgjigjet kërkesës së Manchester United për Matthijs De Ligt

Bayern Munchen i përgjigjet kërkesës së Manchester United për Matthijs De Ligt

18:34, 22/07/2024

Bayern Munich refuzon një ofertë nga Premier League për Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez ka përfunduar jashtë projektit teknik te bavarezëve.

Pavarësisht se tifozët janë kundër largimit të tij, rekordmenët e futbollit gjerman janë gati ta shesin nëse vjen oferta e duhur.

Manchester United është klubi më i interesuar për 24-vjeçarin, me trajnerin Ten Hag që kërkon ta bashkohet me të në “Old Trafford” njësoj si tek Ajaxi.

Drejtuesit e klubit ishullor kanë arritur marrëveshjen me agjentin e futbollistit, dhe tashmë duhen bindur homologët e Bundesligës.

35 mln euro (30+5 në formë bonusesh) kanë ofruar “Djajtë e Kuq” për kartonin e lojtarit të kombëtares holandeze. Propozim që është refuzuar menjëherë nga Bayerni.

Klubi gjerman kërkon të paktën 50 mln euro për të lënë të lirë lojtarin, të cilin e blenë 67 mln euro dy vite më parë nga Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco