Kapiteni i Partizanit rrezikon të mungojë në sfidën e Conference League

Kapiteni i Partizanit rrezikon të mungojë në sfidën e Conference League

17:19, 20/07/2024

Partizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme kundër Iberisë, teksa dy lojtarë pritet që të kalojnë fillimisht nga infermieria.

Valentino Murataj pati pësuar një goditje gjatë javës dhe u dëmtua sërish në ndeshje, duke lënë sfidën pas vetëm 8 minutash lojë.

Ekipi dje ka qenë pushim dhe sot pritet të kthehet. Kapiteni do të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të parë llojin dhe shkallën e dëmtimit.

Lëndimet në gju janë gjithnjë problematike, çka parashikon se të paktën në ndeshjen e radhës Murataj nuk do të jetë i gatshëm. Shpresohet që të jetë vetëm një traumë e momentit dhe jo diçka që do ta mbante më gjatë jashtë fushave.

Probleme fizike ka shfaqur edhe Preka. Situata e tij nuk është e rrezikshme sa kapiteni, por mbetet për tu parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco