Arsenali arrin akordin për transferimin e futbollistit të kombëtares italiane, detajet

Arsenali arrin akordin për transferimin e futbollistit të kombëtares italiane, detajet

16:57, 20/07/2024

Rikardo Kalafiori nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Arsenalit.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabricio Romano, Arsenali dhe Bolonja kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin italian.

Thuhet se tarifa për transferimin e futbollistit që spikati në Europian, është 40 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa dhe klauzola përqindje të shitjes së ardhshme.

Hapi i fundit i nevojshëm është që Bazeli, klubi zviceran që disponon përqindje të kartonit dhe Bolonja të bien dakord për kushtet e pagesës me 50% të shitjes, dhe më pas gjithçka është punë e kryer.

Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari u transferua në 31 gusht të vitit 2023 nga Bazeli te Bolonja për 4 milionë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco