Kalendari i ndeshjeve të skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës

Kalendari i ndeshjeve të skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës

18:47, 19/07/2024

Skuadrat shqiptare do të vazhdojnë tashmë rrugëtimin e tyre ndërkombëtar vetëm në Ligën e Konferencës, pasi i kanë dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

Por gjithsesi, sfidat e ekipeve që kanë mbetur në garë, do të jenë të shtrira në të tre ditët e mesjavës futbollistike europiane, sa u përket ndeshjeve të turit të dytë të Ligës së Konferencës, ku marrin pjesë.

Sipas kalendarit të publikuar nga UEFA, Ballkani do të luajë ndeshjen e vet të parë të martën, ndërsa Struga dhe Deçiçi do të zbresin në fushë të mërkurën.

Partizani është skuadra e parë që luan të enjten, me ndeshjen në Gjeorgji që fillon në orën 18:00, ndërsa Egnatia luan në orën 20:45 takimin në transfertë ndaj Vikingur.

Llapi në orën 19:00 dhe Drita në orën 21:15 do të plotësojnë skuadrat shqiptare që kanë mbetur në garë në kompeticionet europiane.

Kalendari i ndeshjeve

Të martën, 23 korrik

Ballkani-Hamrun Spartans ora 18:00

Të mërkurën, 24 korrik

Struga-Pjunik ora 17:00

Dinamo Batumi-Deçiç Tuz ora 19:00

Të enjten, 25 korrik

Iberia 1999 Tbilisi-Partizani ora 18:00

Brondbi-Llapi 19:00

Vikingur Reikjavik-Egnatia ora 20:45

Breidablik-Drita Gjilan 21:15

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco