Zyrtare/ Alvaro Morata është lojari më i ri i Milanit

Zyrtare/ Alvaro Morata është lojari më i ri i Milanit

15:20, 19/07/2024

 

Tashmë është zyrtare! Alvaro Morata është lojari më i ri i Milanit. Pas vizitave mjekësore në Madrid, klubi kuqezi ka zyrtarizuar lajmin për afrimin e futbollistit spanjoll.

Siç bëhet e ditur, Morata ka firmosur një kontratë 4-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me ngjyrat kuqezi deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta rinovuar edhe për një vit shtesë.

31-vjeçari vjen te Milani pasi u shpall kampion Europe me Spanjën dhe paga e tij do të jetë 5 milionë euro plus bonuse në sezon. Kuqezinjtë i paguan Atletico Madridit klauzolën e lirimit prej 13 milionë euro dhe bënë për vete yllin spanjoll.

Në prezantimin e lojtarit, shihet se Morata do të mbajë fanellën me numrin 7, ndërsa numri 9 i Milanit mbetet ende i lirë.

Në sezonin e fundit, Morata shënoi 21 gola dhe dhuroi pesë asiste në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Pesë nga këto gola i shenoi në Ligën e Kampionëve.

AC Milan është krenar të njoftojë nënshkrimin e Álvaro Borja Morata Martín nga Club Atlético de Madrid. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën së fundi fitoi Kampionatin Evropian, Morata ka nënshkruar me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco