Bayer Leverkusen me ‘5 yje’ ndaj Werderit për titullin, shpallet për herë të parë kampion i Gjermanisë

Bayer Leverkusen me ‘5 yje’ ndaj Werderit për titullin, shpallet për herë të parë kampion i Gjermanisë

19:27, 14/04/2024

Bayer Leverkuseni ka shkruar historinë, duke fituar titullin e parë kampion në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi me lehtësi 5-0 ndaj Werder Bremenit.

Kjo fitore i mjaftoi “Aspirinave” për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion, pesë javë para fundit të sezonit 2023-2024.

Granit Xhaka edhe sonte ishte fantastik, teksa kontribuoi me gol në fitoren e skuadrës së tij.

Ai shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 60-të. Paraprakisht kishte shënuar nga penalltia Victor Boniface (25’).

Florian Wirtz (68’, 83′, 90′) shënoi të tre golat tjerë.

Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 79 pikë, 16 më shumë se Bayern Munichi dhe Stuttgarti.

Për skuadrën e Alonsos ishte kjo fitorja e 25-të e këtij sezoni në elitën e futbollit gjerman, krahas katër barazimeve, teksa nuk njeh humbje.

Vlen të theksohet se ky është titulli i parë kampion në historinë e klubit nga Leverkuseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco