VIDEO/ Manaj lë firmën e tij me asist, Sivaspori mposht Trabzonsporin në transfertë

VIDEO/ Manaj lë firmën e tij me asist, Sivaspori mposht Trabzonsporin në transfertë

21:04, 12/04/2024

Tjetër paraqitje vendimtare e Rey Manajt në radhës e Sivasporit në Turqi.

Sulmuesi shqiptar asistoi shokun e tij skuadrës, Mening, në transfertë me Trabzonsporin, në javën e 32-të të Superligës së Turqisë.

Po luhej minuta e 53-të e takimit, kur sulmuesi i Kombëtares shqiptare shërbeu me zgjuarsi shokun e skuadrës, i cili nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky gol rezultoi vendimtar, pasi rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura.

Ndeshja u luajt pa tifozë pasi skuadra vendase ishte dënuar për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Fenebahcen.

Me këtë rezultat, Sivaspori katapultohet në vendin e shtatë me 44 pikë.

Rey Manaj është golashënuesi i tretë më i mirë i Superligës Turke deri në këtë fazë të kampionatit me 16 gola, dy më pak se Icardi dhe tre më pak se Edin Dzeko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco