Përshëndetje fashiste dhe nxitje urrejtjeje, arrestohen tifozë të Barçës

Përshëndetje fashiste dhe nxitje urrejtjeje, arrestohen tifozë të Barçës

20:01, 12/04/2024

Sipas raportimeve të ndryshme të mediave franceze, dy tifozë të Barcelonës janë arrestuar nga policia.

Gjatë ndeshjes mes PSG-së dhe Barçës, ata janë kapur nga kamerat e sigurisë duke bërë përshëndetje naziste.

Agjentët me rroba civile të policisë kombëtare franceze, të cilët u vendosën në zonë për të garantuar sigurinë e ndeshjes, identifikuan disa persona dhe aktualisht po zhvillohet një hetim për të siguruar që të mos ketë të tjerë të përfshirë.

Duhet mbajtur mend se dueli kishte një sistem të veçantë sigurie të zbatuar në përgjigje të kërcënimeve të Shtetit Islamik kundrejt stadiumeve që pritën çerekfinalet e Champions League, të martën dhe të mërkurën. Prandaj edhe siguria ishte maksimale.

Për momentin nuk dihet nëse dy të arrestuarit, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk bëhen publike, janë pjesë e një prej grupeve radikale të Barcelonës.

Ndërkaq, edhe klubi katalanas ka reaguar, duke vendosur të bashkëpunojë me policinë franceze për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco