VIDEO/ 'Shpërthen' talenti shqiptar i KF Fushë-Kosova U21, realizon super gol në kampionat

12:44, 12/04/2024

Talenti shqiptar, 20 vjeçari Riad Kostanica, lojtar i Fushë Kosova U21, ka ‘shpërthyer’ ndeshjet e fundit në kampionatin e të rinjve të Kosovës, duke shënuar gola fantastikë. 

Kostanica, mbrojtës i qendrës i ekipit KF Fushë Kosova U21, me një shtatlartësi të admirueshme prej 186 cm, premton shumë për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Përtej faktit se 20 vjeçari është një prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit për të rinj, në ndeshjet e fundit, ka shënuar 2 gola fantastik kundër ekipit të Ballkanit dhe të Liris. 

Një e ardhme premtuese duket se do e presë talentin Kostanica, nëse vijon të japë ndeshje dhe emocione të tilla në kampionat. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco