Ozil: Juventusi, pengu i madh i karrierës sime

Ozil: Juventusi, pengu i madh i karrierës sime

12:26, 07/04/2024

Mesut Ozil ka dashur që të dërgojë një mesazh në rrjetet sociale për të bërë të ditur se cila janë skuadrat e zemrës së tij, por në të njëjtën kohë edhe një peng shumë i madh.

Ish-fantazisti, përveç pasionit të tij për Arsenalin, Realin e Madridit dhe Kombëtaren e Gjermanisë, në të cilat ka lënë gjurmën e tij, ka edhe një peng të madh.

I tërhequr në mars të vitit 2023, Ozil tregon me anë të një fotoje të bërë dhe të komentuar nga ai vetë edhe pengun e madh të karrierës: “Jam krenar për të gjithë karrierën time dhe të gjitha klubet fantastike në të cilat kam pasur privilegjin të luaj. Më vjen keq që më mungonte vetëm njëri. Dashuria ime italiane, Juventusi… Juventusi, histori e një dashurie të madhe”, komenton Ozil, i cili në një foto të përpunuar ka pozuar duke mbajtur të veshura bluzën e Realit, Arsenalit,Gjermanisë dhe atë të Juventusit, të sezonit 2018-2019, me numrin 10 mbi shpatulla dhe emrin e tij mbi supe.

Dhe kaq ka mjaftuar që klubi i Juventusit të përshëndesë Ozilin, por edhe dhjetëra mijëra tifozë bardhezi që kanë komentuar me keqardhje këtë bashkëpunim të munguar, duke mësuar pasionin e turkut për “Zonjën e Vjetër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco