Rikthehet Messi, realizon golin spektakolar për Inter Miamin

Rikthehet Messi, realizon golin spektakolar për Inter Miamin

10:45, 07/04/2024

Lionel Messi është rikthyer në fushë pasi ka munguar në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e tij Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas shtrëngoi dhëmbët dhe u fut në pjesën e dytë në ndeshjen që Inter Miami para adhuruesve të vet e zhvilloi përballë Colorado Rapids, e mbyllur në barazim 2-2.

Colorado kishin krijuar epërsinë në fund të pjesës së parë dhe inkuadrimi i Messit bëri që gjërat të ndryshojnë.

Ishte minuta e 58-të kur gjeniu argjentinas realizoi një gol spektakolar nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

E vetëm dy minuta më vonë, Inter Miami kaloi në epërsi kur një aksion i nisur nga Messi përfundoi në gol nga Leonardo Afonso.

Gjithsesi Inter Miami në fund nuk arriti më shumë se barazim 2-2 përballë Colorado Rapids.

Për Messin ky ishte goli i katërt këtë edicion në MLS, derisa ka edhe një asistim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco