Gol dhe asist, Odise Roshi dhuron spektakël në Turqi

Gol dhe asist, Odise Roshi dhuron spektakël në Turqi

20:36, 06/04/2024

Odise Roshi është rikthyer të goli në Turqi me fanellën e Sakaryaspor, që po fiton 2-0 ndaj Boluspor.

Sulmuesi anësor gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44 në ndeshjen ndaj Boluspor.

Ishte një aksion të cilin Roshi e nisi vetë dhe e përfundoi po vetë nga e majta, teksa askush nuk mundi ta ndalte në hapin e tij lojtarin shqiptar.

Për t’u theksuar se përveç golit, Roshi ishte protagonist edhe në aksionin e golit të parë ku pasoi në zonë me De Valle që përfitoi dhe shënoi.

Ky ishte goli i pestë në këtë sezon për Roshin në kategorinë e parë turke teksa 32-vjeçari numëron edhe tre asistë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco