‘Pokeri’ i dytë radhazi për Manchester Cityn

‘Pokeri’ i dytë radhazi për Manchester Cityn

16:12, 06/04/2024

Manchester City triumfoi 2-4 përballë Crystal Palace, duke siguruar suksesin e dytë radhazi me “poker” në Premier League.

Kevin De Bruynë shkëlqeu me dy gola dhe një asist, teksa shënuan edhe Erling Haaland dhe 19-vjeçari Rico Lewis.

Vendasit shënuan golin e parë dhe të fundit të takimit. Jean-Philippe Mateta zhbllokoi takimin në minutën e tretë.

Ndërkohë që francezi Odsonne Edouard i ardhur nga pankina, shënoi të dytin për Crystalin 4 minuta përpara fundit.

City ka barazuar përkohësisht Liverpoolin në krye të renditjes së kampionati me 70 pikë, por skuadra e Jurgen Klopp ka luajtur një ndeshje më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco