Laporta: Kam folur me lojtarët, e kalojmë Parisin në Champions

Laporta: Kam folur me lojtarët, e kalojmë Parisin në Champions

19:48, 05/04/2024

Çifti çerekfinalist në Ligën e kampion eve mes PSG-së dhe Barcelonës do të jetë një nga më interesantit.

Kjo për shkak të historisë së ngatërruar mes dy klubeve në dekadat e fundit.

Ngacmimet në distancë kanë nisur, sepse klubet e dinë fare mirë se loja psikologjike mund të ndikojë jo pak.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se ka vizituar dhomat e zhveshjes së ekipit dhe se ka përcjellë një mesazh besimi përpara ndeshjes të së mërkurës së ardhshme me PSG-në.

Presidenti konsideron se ndeshja çerekfinale vjen në një moment të mirë për katalanasit dhe beson plotësisht se lojtarët e tij do të arrijnë të kalojnë në gjysmëfinalet e kompeticionit.

“E vërteta është se jemi në një moment ‘të ëmbël’, një moment të mirë të sezonit. Unë kam qenë me lojtarët, ata janë super të motivuar. Ka optimizëm në dhomat e zhveshjes dhe shumë dëshirë për të luajtur ndeshjen e jetës në Paris. Me atë entuziazëm që kanë, me cilësinë dhe talentin e tyre, gjithçka është e mundur. Ia kam bërë të qartë ekipit se duhet të luajë për të fituar dhe ata do ta bëjnë këtë, të jeni të sigurt se do t’ia dalin”, shpjegoi Laporta në “El Chiringuito de Jugones”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco