EURO ‘Zvicër 2025’/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut

EURO ‘Zvicër 2025’/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut

21:27, 04/04/2024

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja “Emile Mayrisch”.

Stërvitja zgjati rreth një orë dhe i gjithë grupi është në formë optimale, pa probleme fizike.

Seanca e fundit stërvitore nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje.

Ndeshja e parë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Luksemburg – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “Emile Mayrisch”, duke nisur nga ora 19:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco