VIDEO/ Jasir Asani shënon në stërvitje si me Kombëtaren, ‘provë’ për Europianin

VIDEO/ Jasir Asani shënon në stërvitje si me Kombëtaren, ‘provë’ për Europianin

21:03, 04/04/2024

Jasir Asani ka pak më shumë se një vit në radhët e përfaqësues shqiptare. Por çdo tifoz kuqezi tani e di mirë “specialitetin” e tij.

Kalim nga e djathta drejt qendrës dhe e majtë që nuk i lë mundësi reagimi portierit. Asani në këtë mënyrë ka shënuar gola spektakolarë dhe të rëndësishëm për Shqipërinë duke e ndihmuar që të kualifikohet në Europian dhe me sa duket vazhdon ta ketë “këmbën e nxehtë” në pritje të aktivitetit.

Këtë e tregoi nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, me pamje nga stërvitja e skuadrës së tij në Korenë e Jugut.

Futbollisti shqiptar shihet teksa lëshon një gjuajtje të pakapshme, duke çuar topin në rrjetë dhe duke bërë pastaj festimin e Kristiano Ronaldos.

https://streamin.one/v/cb4f50ef

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco