Kursi i UEFA-s/ Trajnerët e portierëve nga Interi e Juventusi mbajnë leksione online

Kursi i UEFA-s/ Trajnerët e portierëve nga Interi e Juventusi mbajnë leksione online

18:51, 04/04/2024

Edicioni i dytë i kursi “UEFA Goalkeeping B” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbolli ka nisur në fillim të muajit mars dhe aktualisht ndodhet në bllokun e dytë.

Pjesëmarrësit janë të angazhuar në seanca teorike dhe praktike me lektorët, ndërsa kursanët kanë mundësi të marrin leksione edhe nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Së fundmi të ftuar specialë nga FSHF për një mbajtur një seancë leksioni online për të gjithë kursantët e këtij edicioni ishin, Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit dhe Manuel Amorosso, trajneri i portierëve në akademinë e Interit. Të dy ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre disa vjeçare dhe në fund iu përgjigjën edhe pyetjeve të drejtuara nga kursantët.

Në një prononcim për fshf.org, specialisti i Departamentit të Edukimit në FSHF, Alban Tafaj, foli për rëndësinë e kursit “UEFA Goalkeeping B” dhe theksoi se të ftuarit specialë nga FSHF e rrisin akoma më shumë nivelin e kursit.

“Jemi në fazën e dytë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, i cili është një kurs shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Përveç licencimit të trajnerëve të portierëve të cilët i kemi një pjesë të konsiderueshme të Superiores dhe Kategorisë së Parë, tashmë kemi edhe të akademive ku plotësimi me këtë licencë është një detyrim nga UEFA.

Vazhdon puna edhe në sallë dhe në fushë. Në sallë sot paradite në pjesën e parë të programit kemi të ftuar, Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit dhe një nga më të shquarit në Itali. Përveç punës të mirë dhe të gjatë si përgatitës portierësh është edhe një lektor mjaft i saktë dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme çka e rrit edhe më tepër nivelin e kursit “UEFA Goalkeeping B” që zhvillon FSHF.

Në pjesën e dytë kemi të ftuar, Manuel Amorosso, i cili është trajneri i portierëve në akademinë e Interit. Edhe ky është një emër i shquar në përgatitjen e portierëve”, – tha specialisti i Departamentit të Edukimit në FSHF, Alban Tafaj.

Edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, është i ndarë në 5 blloqe dy ditore dhe do të zgjasë 7 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco