Franco Foda debuton me fitore, Kosovës i mjafton goli i Rashicës

Franco Foda debuton me fitore, Kosovës i mjafton goli i Rashicës

19:26, 22/03/2024

“Dardanët” e Kosovës kanë arritur të fitojnë miqësoren e Jerevanit, ndaj Kombëtares së Armenisë, duke nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, “aventurën” e teknikut, Franco Foda.

Goli i vetëm i takimit, u realizua nga Milot Rashica, në minutën e 25-të. “Fantazisti” i Besiktas pëfitoi nga një rrëmujë në zonën e armenëve.

Rashica u ndodh në vendin e duhur, në momentin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetën e boshatisur të kundërshtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco