Leao largohet nga grumbullimi me Portugalinë

Leao largohet nga grumbullimi me Portugalinë

14:39, 22/03/2024

Protagonist në ndeshjen kundër Suedisë, ku doli nga ngërçi me një gol të shkëlqyer, Rafael Leao do të mungojë në sprovën e radhës miqësore ndaj Sllovenisë.

Asnjë problem fizik, padyshim, por në bazë të zgjedhjes së trajnerit, diktuar nga logjika e pastër e rotacionit brenda ekipit kombëtar portugez.

Kështu Leao, së bashku me 7 shokë të tjerë të kombëtares, do të largohen më herët nga grumbullimi i Portugalisë.

Ai do të kthehet në Milano për t’u përgatitur për rinisjen e kampionatit me kuqezinjtë.

Numri 10 i Milanit do të lihet pushim, nuk do të luajë në testin miqësor të 26 marsit kundër Sllovenisë, dhe për këtë arsye do të jetë në gjendje të kthehet herët në Milano, për të filluar punën nën drejtimin e Stefano Piolit.

Rifillimi i kampionatit i vendos kuqezinjtë përballë Fiorentinës të shtunën e 30 marsit, në Firence.

Leao nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga kombëtarja përpara ndeshjes ndaj Sllovenisë, ku trajneri Roberto Martinez do të bëjë rotacione të mëdha në formacionin titullar.

Përveç lojtarit të Milanit, në fakt në klubet e tyre do të kthehen edhe Bernardo Silva, Rúben Dias, Joao Palhinha, Nélson Semedo, Toti Gomes, Bruno Fernandes dhe Gonçalo Ramos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco