Guardiola: Jemi në rrugën e duhur, por kemi një ndeshje të vështirë përpara!

Guardiola: Jemi në rrugën e duhur, por kemi një ndeshje të vështirë përpara!

21:03, 14/05/2023

Në fund të ndeshjes kundër Evertonit, ku Manchester City mori një fitore të çmuar në garën për titull, trajneri Pep Guardiola komentoi lojën e skuadrës.

Duke folur për mediet, Guardiola theksoi se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë, ndërsa shtoi se takimi i radhës është shumë i vështirë për ta.

“Ishte një fitore e mirë. Që në minutën e parë ne luajtëm shumë mirë. Ne ishim të duruar. Ndoshta prisnim më shumë presion nga Everton, por ata nuk e bënë atë. Jemi duke marë rezultate pozitive, por ndeshja e radhës nuk ka për të qenë e lehtë.”-tha ai.

Duke iu referuar këtu ndeshjes së kthimit ndaj Real Madrid për gjysmëfinalen e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco