Roma ndalet nga Bologna, skuadra e Mourinho-s mbetet jashtë garës për Championsin

Roma ndalet nga Bologna, skuadra e Mourinho-s mbetet jashtë garës për Championsin

20:00, 14/05/2023

Sfida mes Bologna-s dhe Romas e vlefshme për javën e 35-të të Seria A është mbyllur në barazimin pa gola.

Pavarësisht tentativave të të dyja ekipeve, asnjëra prej tyre nuk arriti të finalizonte. Rastin më të artë e pati Bolonja me Orsolinin i cili goditi nga distanca, por portieri bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur.

Roma duket me një këmbë jashtë Championsit, teksa dhe 3 javë na ndajnë nga mbyllja e kampionatit. Mundësia më e mirë që të jetë pjesë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm është duke fituar Ligën e Europës.

BOLOGNA 0-0 ROMA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco