Atletico Madrid mundet nga Elche dhe humb vendin e dytë

Atletico Madrid mundet nga Elche dhe humb vendin e dytë

18:33, 14/05/2023

Atletico Madrid u mund 0-1 nga Elche në transfertë. Sfida e raundit të 34-ët të La Liga rezultoi shumë e luftuar mes dy skuadrave.

Pjesa e parë foli më shumë për vendasit, me Fidel që gjeti rrjetën në minutën e 41-të dhe kaloi ekipin e tij në avantazh, duke e mbyllur këtë fraksion me rezultatin 1-0.

 

Në fraksionin e dytë skuadra e Simeones u tregua më e fortë dhe më kërkuese, megjithatë nuk ia doli që të gjente golin, me takimin që u mbyll me vetëm një gol.

Pas kësaj disfate skuadra madrilene ia bën më të lehtë punën Barcelonës për të festuar sa më shpejt titullin kampion.

Ndërkohë, pas javës së 34-ët Elche qëndron në vend të fundit me 19 pikë, teksa Atletico Madrid në vend të tretë me 69 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco