Liverpool mendon për mesfushën, 'The reds' duan në skuadër kampionin e Botës

Liverpool mendon për mesfushën, 'The reds' duan në skuadër kampionin e Botës

17:22, 14/05/2023

 

Alexis Mac Allister po bën paraqitje të shkëlqyera këtë sezon me Brighton në Premier League. Ndërsa në dhjetor, arriti të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën duke kontribuar për kombëtaren e tij.

Mesfushori 24-vjeçar është tashmë në radarët e një prej gjigantëve të Premier League. Sipas “The Mirror”, Liverpool është i interesuar për kampionin e Botës dhe ka gati një ofertë për të.

“The reds” janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 70 milionë euro për Mac Allister që do të shkojnë në arkat e klubit të Brighton.

Argjentinasi u transferua në klubin anglez në vitin 2020 dhe në 92 paraqitje gjithsej me Brighton, ka arritur të realizojë 15 gola. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco