VIDEO/ Pushtim i fushës, sherr masiv dhe tymuese! Ndërpritet ndeshja e Ajax

VIDEO/ Pushtim i fushës, sherr masiv dhe tymuese! Ndërpritet ndeshja e Ajax

16:17, 14/05/2023

Ndeshja mes Groningen dhe Ajax për javën e 32 të kampionatit holandez është ndërprerë vetëm 9 minuta pasi ka nisur. Tymueset e hedhura në fushë dhe tifozët që kanë hyrë duke u zënë, kanë bërë që arbitri t’i drejtonte skuadrat për në dhomat e zhveshjes.

Skuadra e Groningen kishte rënë nga kategoria vetëm një javë më parë dhe tifozeria ishte betuar se diçka e tillë nuk duhej të ndodhte kështu që ata nuk do t’ia falnin këtë.

Pas disa minutash ndërprerje, gjyqtari e rinisi takimin por sërish ishte e pamundur që të luhej. Në kushte të tilla, skuadrat u larguan përfundimisht nga fusha dhe tashmë janë organet kompetente ato që do të marrin vendim për fatin e ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco