Barcelona mund të shpallet sonte kampione në Spanjë në derbin me Espanjolin

Barcelona mund të shpallet sonte kampione në Spanjë në derbin me Espanjolin

11:39, 14/05/2023

Barcelona mund të shpallet që sonte edhe matematikisht kampione në La Liga për sezonin 2022-2023.

Skuadra e drejtuar nga Xavi do të luajë derbin me Espanyolin në orën 21:00.

Barcelona ka grumbulluar 82 pikë nga 32 ndeshje të zhvilluara deri tani, 11 më shumë se Real Madridi, që momentalisht ka një ndeshje më shumë.

Atletico Madridi, që është i treti në tabelë me 69 pikë, e luan sot gjithashtu ndeshjen e javës së 34-t, kundër Elches.

Kësisoj, Barcelona me një fitore eventuale ndaj Espanyolit, do të siguronte edhe matematikisht titullin e parë të kampionit që prej vitit 2019.

Rezultatet e tjera do të shtynin festën e Barçës, që megjithatë e ka në duar trofeun e më të mirit për këtë sezon në La Liga.

Barcelona numëron 26 tituj kampioni në Spanjë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco