Serie A/ Interi triumfon me Sasuolon dhe ngjitet në vend të tretë

Serie A/ Interi triumfon me Sasuolon dhe ngjitet në vend të tretë

22:41, 13/05/2023

Interi triumfon ndaj Sassuolos dhe merr tri pikë të rëndësishme për rrugën drejt sezonit të ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Inzaghit mori rezultatin 4-2, duke vërtetuar edhe një herë tjetër formën e mirë që po kalon në javët e fundit.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën rrjet rrjetës me Berardin në minutën e 11’, megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 41’ do të zhbllokohej ky takim, me Lukakun që realizoi një gol spektakolar, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Një autogol i Tressoldi në minutën e 55’ do të dyfishonte avantazhin e “zikaltërve” dhe vetëm tre minuta më pas Lautaro Martinez do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij.

Sassuolo tentoi të reagonte dhe ia doli të gjente golin në minutën e 63’ me Matheus Henrique, ndërsa në minutën e 77’ Frattesi ngushtoi diferencën.

Megjithatë në minutën e 89′, Romelo Lukaku do të realizonte golin e katërt për ekipin dhe të dytin personal si dhe vulosi këtë sfidë.

Pas javës së 35-të të Seria A Inter ngjitet në vend të tretë me 66 pikë, teksa Sassuolo qëndron në vend të 13-të me 44 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco