Dortmundi nuk i ndahet Bayernit në garën për titullin në Bundesligë

Dortmundi nuk i ndahet Bayernit në garën për titullin në Bundesligë

21:05, 13/05/2023

Borussia Dortmund nuk i ndahet Bayern Munich në garën për titull, ndërsa ka fituar me rezultatin 5-2 këtë të shtunë ndaj Borussia Mochengladbach, takim i vlefshëm për raundin e 32-të të Bundesliga.

Malen zhbllokoi sfidën në minutën e 5’, ndërsa në minutën e 18’ Bellingham realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm dy minuta më pas Haller realizoi golin e tretë, teksa në minutën e 32’ po ai do të gjente rrjetën, i asistuar në të dyja rastet nga Malen.

Në pjesën e dytë miqtë u treguan më kërkues dhe në minutën e 75’ Bensebaini realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

10 minuta më pas Stindl do të realizonte golin e dytë për ekipin e tij, por në fund rezultati u vulos nga Reyna që shënoi golin e pestë për Dortmund në minutën e 90+5′

Pas raundit të 32-të Dortmund renditet në vend të dytë me 67 pikë, një më pak se Bayern Munich, teksa Monchengladbach renditet në vend të 11-të me 39 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco