Serie A/ Spezia i jep një goditje të rëndë Milanit për Championsin

Serie A/ Spezia i jep një goditje të rëndë Milanit për Championsin

20:05, 13/05/2023

Nga një humbje 2-0 në derbi, në një tjetër disfatë me të njëjtin rezultat, këtë herë në transfertë ndaj Spezias në kampionat.

Milani zhgënjen sërish dhe këtë herë në kampionat, duke komplikuar totalisht rrugëtimin për një vend në zonën Champions.

Ndonëse me shumë mungesa, disa për shkak dëmtimesh dhe të tjera për zgjedhje teknike të Piolit, kuqezinjtë ishin të dënuar të merrnin tre pikët në transfertën ligure, për të mbajtur hapin e skuadrave të tjera që luftojnë për një vend në zonën Champions.

Megjithatë përballë gjetën një Spezia shumë të vendosur për të kërkuar pikët që i duhen për mbijetesën, e cila shënoi dy herë në 15 minutat e fundit të takimit dhe ia doli të triumfojë me shifrat 2-0.

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, Milani qëndron në vendin e 5-të me 61 pikë, dy më pak se Interi i vendit të katërt, por kuqezinjtë mund të barazohen me pikë nga Roma, nëse këta të fundit do t’ia dalin të marrin maksimumin ndaj Bolognës të dielën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco