Sërish probleme për Gjimshitin, mbrojtësi mbyll para kohe ndeshjen

Sërish probleme për Gjimshitin, mbrojtësi mbyll para kohe ndeshjen

19:45, 13/05/2023

Atalanta pësoi një disfatë me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Salernitanës teksa bergamaskët morën një goditje të rëndë në ambiciet e tyre për vendin e katërt në kampionat, që i garanton pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por, për trajnerin Gian Piero Gasperini nuk ishte vetëm disfata një lajm negativ pasi në minutën e 70-të të ndeshjes, Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim dhe u detyrua të linte para kohe fushën e blertë.

Mbrojtësi i kombëtares pati një problem në këmbën e djathtë dhe tashmë mbetet për t’u pritur përgjigja e analizave për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë apo jo.

Ky aktuali ka qenë një sezon i pafat për Gjimshitin pasi kujtojmë se mbrojtësi ishte rikthyer i gatshëm vetëm para disa ndeshjeve pasi vuante një tjetër dëmtim.

Kujtojmë se në muajin qershor, Shqipëria luan dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 dhe Gjimshiti është një element thelbësor për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco