Kampionati vetjak i Kosovës në shah

Kampionati vetjak i Kosovës në shah

23:30, 18/11/2022

Shkruan: Gani Kosumi

Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, siguron titullin e kampionit të Kosovës 

Një xhiro para përfundimit të   Kampinatit vetjak të Kosovës në shah për të rritur, me fitoren kundër Elion Rexhepit, Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, ka siguruar titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2022. Ai kryeson në renditje me 7,5 pikë dhe askush nuk mund t'ia rrezikoi titullin. Nga takimet e tjera të xhirosë së 8- të/të parfundit/, veçojmë fitoret e Hysen Zenunit dhe Muhamet Asllanit  kundër Bedri Sadiku, përkatësisht Ismet Topallit si dhe dy parti të tjera, Enver Berisha-Osman Saraçi dhe Gani Hamiti-Albert Zenuni që përfunduan me remi.
Hysen Zenuni me 6 pikë si dhe Gani Hamiti, Bedri Sadiku, Albert Bunjaku, Enver Berisha dhe Osman Saraçi që kanë nga 5,5 pikë të cilët do të luftojnë për titullin e nënkampionit.

Xhiroja e 9-të/ e fundit/ zhvillohet të shtunën, më 19 nëntor nga ora 10,00, kurse në programin e pasdites zhvillohen garat ekipore në shahun blic nga ora 16,30 minuta.

 
Femrat- Vetëm Rinesa Saraçi dhe Arlinda Aliu me nga 3 pikë 

Në konkurrencën e femrave është zhvillua xhiroja e 3-të e Kampionatit vetjak të Kosovës në shah. Pas kësaj xhiroje vetëm dy shahiste janë me pikë të plota. Janë këto, Rinesa Saraçi dhe Arlinda Aliu të cilat kanë tubua nga 3 pikë.
Xhiroja e 4-të dhe ajo e 5-të, zhvillohen të shunën, më 19 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco