Boksierët pa viza po i humbin shanset e jetës

Boksierët pa viza po i humbin shanset e jetës

15:34, 18/11/2022

Kryetari i trajnerëve në Federatën e Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, është shprehur i pezamtuar pasi dy boksierët kosovarë nuk arritën të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit në Spanjë për shkak të mospajisjes me viza.

““Pse nuk udhëtuan dy boksierët e përfaqësueses Kosovës në kampionatin botëror, në konkurrencën e youtha-ve? Kam pritur një reagim nga klubi i boksit ‘Sport Centar’, posaçërisht nga anëtari i bordit FBOX, z. Halil Kurhasku. Pritjet e mia ishin të kota. Boksieri në 86 kg është Taulant Jakupi (anëtar i klubit të lartcekur), fitues i medaljes së bronztë në kampionatin Europian”, ka thënë Zymberi.

“Taulanti e humbi rastin jetësor për të marrë pjesë në Botëror, ngase është viti i fundit që garon në konkurrencë të youtha-ve. Me Taulantin është dashur të udhëtojë edhe Donat Syla i K.B. ‘Drita’, edhe pse ishte përgatitur për këtë garë më shumë dy muaj”.

“Në ditën e fundit kur këta duhej të nisen për Spanjë, lajmërojnë që nuk janë pajisë me viza. Pyetja ime është: A duhet ndonjëri të jap përgjegjësi? Nuk është hera e parë, që boksierëve u hupen shanset për gara të mëdha, njëjtë i pat ndodhë edhe Violant Sylejmanit, për garat evropiane U-22. (Njëherë në jetë njeriu i ka 22 vjet)”.

“Mendoj se krahas meritave duhet marrë edhe përgjegjësitë. Shpresoj dhe uroj që këto dukuri të mos përsëriten”. Kampionati botëror për të rinj do të mbahet në Alicane, La Nucia Spanjë nga 13 deri 27 nëntor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco