‘Statistikat e tij janë thjesht të çmendura’, Toti zgjedh pasardhësin e Messit dhe Ronaldos

‘Statistikat e tij janë thjesht të çmendura’, Toti zgjedh pasardhësin e Messit dhe Ronaldos

11:32, 18/11/2022

Në një prononcim për Sky Sport nga Dubai, Francesco Totti, legjenda e Romës dhe futbollit italian, është ndalur te Erling Haaland, i cili po thyen rekorde vit pas viti me golat e tij të shumtë.

”Erling është mbresëlënës, pastaj nuk duket kaq i ri (22).

Ai u shpreh në nivele të larta me Dortmundin. E njëjta gjë po ndodh edhe te Manchester City, aty ku ka një ekip që e bën të dhurojë performancat më të mira. Por po flasim për një futbollist të pabesueshëm, sepse i kthen në gola të gjithë rastet.

Nëse ai vazhdon kështu, unë mendoj se do të bëjë më mirë se Messi dhe Ronaldo, pasi statistikat e tij janë thjesht të çmendura”, deklaroi kapiteni i përjetshëm i Romës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco