De Ketelaere zgjedh numrin e fanellën te Milani

De Ketelaere zgjedh numrin e fanellën te Milani

20:03, 02/08/2022

Charles De Ketelaere është lojtari më i ri i Milanit teksa kuqezinjtë kanë shumë pritshmëri tek belgu që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027 dhe që i kushtoi arkave të italianëve plot 35 milionë euro.

Së fundmi, 21-vjeçari ka zgjedhur edhe numrin në fanellë ndërsa do të mbajë veshur bluzën me numër 90. Një zgjedhje e veçantë për De Ketelaere, teksa numri 90 tek kuqezinjjtë nuk ka ndonjë histori të veçantë dhe së fundmi këtë fanellë e ka veshur vëllai i Donnarummës, Antonio Donnarumma.

Por, numrin 90-tek Milan e ka mbajtur edhe një ish-lojtar i Tiranës, Nnamdi Oduamadi i cili ka qenë pjesë e bardhebluve në sezonin 2018-2019 me afrikanin që regjistroi 11 paraqitje dhe 1 gol me kryeqytetasit.

Kështu, në të kaluarën, fanella me numrin 90-të nuk i ka bërë të festojnë shpesh tifozët e Milan me Ketelaere që do të kërkojë të ndryshojë këtë histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco