Neuer harroi portofolin, taksisti shqiptar që e gjeti, i pa kënaqur me shpërblimin që ia dha portieri

Neuer harroi portofolin, taksisti shqiptar që e gjeti, i pa kënaqur me shpërblimin që ia dha portieri

09:28, 22/07/2022

Taksisti kosovar, Hazir Stublla, i kishte gjetur Manuel Neuer portofolin, më pas ia ka dorëzuar, por është nda i ‘zhgënjyer’ me shpërblimin që ka marrë nga portieri.

Javë më parë Neuer e kishte humbur portofolin e tij. Ndërsa një taksist kosovar ia kishte gjetur atë dhe ishte munduar të ia dorëzojë gjermanit.

“Ai kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, ka thënë Stublla, duke treguar se në portofol kishte gjetur 800 euro cash, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard të zezë.

Ai vendosi t’ia dorëzonte portofolin menaxherit të tij dhe i la të dhënat e tij, duke besuar se do të merrte një dhuratë siç e meriton.

Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të panënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të hidhur. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.

“Ky çmim është një shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti shqiptar për ‘Bild’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco