Njomza Emini realizon ëndrrën e sportistëve Paralimpik

Njomza Emini realizon ëndrrën e sportistëve Paralimpik

11:57, 19/07/2022

Komiteti Paralimpik i Kosovës është pranuar në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

E krejt kjo arritje është në saj të Njomza Emini, e cila ka arritur që ta bëj realitet këtë ëndërr të këtij komuniteti, shkruan Syri Kosova.

Njomza ka qenë ajo e cila ka punuar në këtë drejtim, duke e arritur këtë rezultat dhe duke ia mundësuar Kosovës marrjen pjesë në gara,  duke nisur nga viti 2024 në Paris.

Më këtë lajm fantastik në qytetin e Vushtrrisë filluan Lojërat Parasportive 2022, ndërsa përgjatë dy ditësh në këtë ngjarje do të zhvillohen gara në sportet e aftësisë së kufizuar.

Në hapje morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, zëvendësministri i punëve të brendshme Bardhyl Dobra, ambasadori i misionit të OSCE në Kosovë, Michael Davenport, ambasadori i Eulex-it, Lars Gunnar Wigemark, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, trajnerë e sportdashës. 

“Puna e bërë me dashuri dhe përkushtim, gjithmonë shpaguhet. Aq më tepër, kur ajo bëhet për kauza të mëdha, e për njerëz të mirë.

Ndjehem shumë krenare që pas një lobimi të gjatë, pas shumë sfidave, por edhe përjetimeve dhe eksperiencave të këndshme, Komiteti Paralimpik i Kosovës pranohet si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

E kjo fitore, nuk do të mund të shënohej pa ekip të mirë dhe pa partnerë të fuqishëm, të cilët i falënderoj përzemërsisht për kontributin. Faleminderit familjes dhe miqve!

Të dashur parasportistë,

Kjo fitore, sigurisht do të hap rrugë për shumë fitore të tjera, të cilat na presin në rrugëtimin tonë.

“Mos e ëndërroni suksesin, por punoni për të”, dhe sigurisht që ai nuk do të mungojë!

Le të na prijë e mbara! Mirënjohëse pafund!” tha Emini.

Kujtojmë që Njomza njihet për suksese të tilla, duke u bërë kështu shembull i një femre të suksesshme.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco