Dëgjoni çfarë thotë Reja: Munguan tifozët për të stimuluar djemtë

Dëgjoni çfarë thotë Reja: Munguan tifozët për të stimuluar djemtë

20:43, 13/06/2022

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në miqësoren përballë Estonisë e luajtur në “Air Albania”.

Në prononcimin e tij për “Super Sport”, tekniku i Kombëtares, Edi Reja, dha opinionin e tij për këtë sfidë, duke theksuar se mungonte tifozeria për të mbështetur dhe simuluar skuadrën.

“Është një jetë që flitet për këto situata, por të gjesh stimuj në këtë periudhë është e vështirë. Duhet respekt për djemtë që qëndruan se ata që u larguan ishin shumë të lodhur. Nga kjo pikëpamje u paraqitëm mirë, krijuam diçka. Pastaj desha të shihja ndonjë të ri, shërbeu për të bërë disa vlerësime për të vazhduar këtë projekt dhe pashë disa gjëra që më pëlqyen. Pastaj pak nga këtu e pak atje, ndoshta ka diçka pozitive që të jemi besimplotë për të ardhmen.

Por sa i përket ndeshjes, janë të tilla që nuk kanë kuptim dhe të gjesh motivim. Pastaj edhe publiku nuk ishte i shumtë për të stimuluar djemtë dhe dukej si ndeshje përgatitore e gushtit.

Në veçanti ajo që nuk më pëlqeu ishte se shkojmë pak në fund e gjuajmë pak dhe nuk më pëlqen. E kisha thënë që duhet të marrim fundoren, por duhet shpejtësi. Kur gjen skuadra të mbyllura duhen lojtarë që driblojnë. Ne i kemi por nuk kishim forcën të tentonim këtë lloj sjellje.

Pastaj më pëlqeu Bajrami i cili është një lojtar i cili ka cilësi të mira teknike, Muçolli është një lojtar tjetër ndaj të cilit të jemi të vëmendshëm që mund të kenë perspektivë në kombëtare. Edhe Mersinaj e Çokaj, nuk shohim vetëm të tashmen por edhe të ardhmen.

Po mundohemi të afrojmë sa më shumë lojtarë të fortë të mundshëm. Po monitorojmë të rinj të tjerë që janë ende të vegjël dhe nuk janë të gatshëm nga pikëpamja fizike, ka shumë shqiptarë të rinj kudo që luajnë dhe nëse gjejmë ata dy të duhurit që na zgjidhin problemet nuk do të ishte keq”, u shpreh Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco