Vrioni: Të mbledhim forcat për ndeshjet e shtatorit

Vrioni: Të mbledhim forcat për ndeshjet e shtatorit

20:06, 13/06/2022

Xhakomo Vrioni u aktivizua titullar në barazimin 0-0 që Shqipëria regjistroi në miqësoren ndaj Estonisë në “Air Albania”.

Sulmuesi i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në elitën e futbollit austriake, foli pas duelit të sotëm, ku në mikrofonin e “Supersport” u shpreh:

“Kërkuam të fitonim këtë ndeshje, patëm raste. Në pjesën e parë unë me kokë. Duhet të pushojmë të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për ndeshjet e shtatorit. Unë besoj shumë të ky grupi. Do të kërkojmë maksimumin e pikëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Me Izraelin në minutat e fundit u bënë 3 sulmues. Ne në stërvitje punuam të gjithë së bashku për të kërkuar golin. Ne sulmuesit do të kërkojmë të shënojmë që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë.

Mesfushorët na kërkojnë, duhet të jemi më agresivë kur sulmojnë portën. Duhet të japim maksimumin dhe të bëjmë gola, kjo është ajo që trajneri na kërkon”, u shpreh Vrioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco