Duro: Lojtarët nuk e ndjejnë fanellën, kombëtarja më e rëndësishme se klubi!

Duro: Lojtarët nuk e ndjejnë fanellën, kombëtarja më e rëndësishme se klubi!

17:55, 13/06/2022

Shqipëria luan ndeshjen miqësore ndaj Estonisë me kuqezinjtë që vijnë të zhgënjyer pas përballjeve zyrtare të Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit ku koleksionuan vetëm një pikë.

Ndërkaq, në emisionin Kuqezi në Supersport, trajneri Shpëtim Duro theksoi se në kombëtare ka shumë lojtarë të cilët nuk e ndjejnë fanellën ndërsa shtoi se përfaqësuesja është shumë më e rëndësishme se klubi.

“Ka shumë lojtarë që nuk e ndjejnë fanellën, ndryshe bëjnë me skuadrën dhe ndryshe me ekipin kombëtar. Kombëtarja është më e rëndësishme se klubet, në këto ndeshje edhe nëse fiton 1 apo 2 lojtarë të rinj atëherë miqësorja e arrin qëllimin e saj. Por, duhet të fitojmë sepse luajmë ndaj një skuadre që duhet ta mposhtim”, u shpreh Duro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco