Kontrata me Manchester Cityn drejt fundit, një tjetër skuadër angleze interesohet për Sterling

Kontrata me Manchester Cityn drejt fundit, një tjetër skuadër angleze interesohet për Sterling

15:22, 09/06/2022

Raheem Sterling duket se i ka ditët e numëruara te Manchester City.

Sulmuesi anglez dhe klubi mund t’i ndajnë rrugët gjatë verës që vjen, por sulmuesi preferon të qëndrojë përsëri në Angli.

Mediumi “The Telegraph” raporton se 27 vjeçari mund të nënshkruajë me Chelsean.

“Blues” e shohin futbollistin si titullar, duke i prirë sulmit të ekipit të tyre në edicionin e ardhshëm.

Për Sterling, kohëve të fundit interesim kishte shprehur edhe Real Madridi, i cili dështoi në transferimin e Kylian Mbappe e Erling Haaland.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco