VIDEO/ Tifozët i kërkojnë të mos shkojë tek Inter, Dybala shpërthen në lot në përshëndetjen e lamtumirës

VIDEO/ Tifozët i kërkojnë të mos shkojë tek Inter, Dybala shpërthen në lot në përshëndetjen e lamtumirës

17:03, 17/05/2022

Sulmuesi argjentinas Paul Dybala e pati të vështirë t'i jepte lamtumirën Juventusit mbrëmë, kur humbi vendin në fushë në minutën e 78-të të ndeshjes së Serisë A kundër Lazios (2-2).

Dybala refuzoi rinovimin e kontratës me Juventusin për shkak se nuk i kanë pëlqyer kushtet e propozuara, ndaj do të ndryshojë ekip si lojtar i lirë këtë verë.

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, argjentinasi u mbyt në lot, teksa shokët e skuadrës po përpiqeshin ta qetësonin dhe me të vërtetë nuk mbahet mend që dikush ta ketë përjetuar largimin kaq emocionalisht nga klubi.

 

 

Dybala aktualisht është objektivi i shumë klubeve evropiane të futbollit dhe tifozët e Juventusit sigurisht që nuk do të donin të përfundonin në radhët e një prej rivalëve më të mëdhenj – Interit.

Kur sulmuesi argjentinas po bënte përshëndetjen e fundit, tifozët i kërkuan që të mos shkonte tek zikaltërit.

 

 

 

Ai shënoi 115 gola dhe  ishte i preferuari i tifozëve si dhe ka pasur shumë probleme me lëndimet në dy sezonet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco