VIDEO/ Sulmuesi i Newcastle humbi dhëmbin gjatë ndeshjes kundër Arsenalit

VIDEO/ Sulmuesi i Newcastle humbi dhëmbin gjatë ndeshjes kundër Arsenalit

17:20, 17/05/2022

Futbollisti anglez Callum Wilson humbi një dhëmb gjatë ndeshjes së kampionatit midis Newcastle dhe Arsenalit, e cila u luajt mbrëmë në St. James' Park.

Sulmuesi i Newcastle kërkoi ndihmën e shërbimit mjekësor në minutën e 28-të të ndeshjes kur mori një goditje të fortë gjatë një kërcimi, teksa Arsenali kishte fitruar një goditje nga këndi.

Nga ajo goditje, dhëmbi i ka mbetur i varur në gojë, gjë që është regjistruar edhe nga kamerat, ndaj video e këtyre skenave është bërë virale në rrjetet sociale.

Pavarësisht gjithçkaje, Wilson vazhdoi të luante dhe u zëvendësua vetëm në fund të lojës, pra në minutën e katërt shtesë.

Wilson ka luajtur 17 ndeshje për Newcastle këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola.

Meqë ra fjala, Newcastle fitoi 2-0 në ndeshjen e mbrëmshme dhe kështu pengoi Arsenalin që të vendoste vetë për kualifikimin e tij në Champions League.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco