Rooney vë në dyshim fitimin e titullit të Man City në vitin 2012

Rooney vë në dyshim fitimin e titullit të Man City në vitin 2012

16:46, 17/05/2022

Manchester City është shumë pranë titullit numër tetë në histori teksa skuadrës së Pep Guardiolës i duhet të fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Etihad Stadium përballë Aston Villa-s.

Një titull që vendoset në javën e fundit, ashtu si në vitin 2012 kur, City triumfoi në dëm të Manchester United falë një ndeshje dramatike të fituar vetëm në shtesë me rezultatin 3-2 ndaj QPR.

Por, edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ajo ndeshje, Wayne Rooney nuk e ka harrur dhe së fundmi ka hedhur dyshime se sfida mund të ishte e paracaktuar pasi lojtarët e QPR i dhuruan topin Cityt kur rezultati ishte në shifrat 2-2 kur mund ta menaxhonin shumë më mirë situatën.

“City shënoi golin e dytë dhe QPR ia ktheu menjëherë topin kur e nisi lojën nga gjysmëfusha, por diçka e tillë nuk është vendosur asnjëherë në pyetje. Djibril Cisse shkoi dhe të festonte me lojtarët e Cityt, por gjithsesi nuk ka problem.

Por, e di se në momentin që nuk je një lojtar i Manchester United, për Premier League ai triumf i Cityt ishte një moment që do të mbetet në histori”, u shpreh Rooney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco