Zbulohet prapaskena/ Leao ishte ‘prenotuar’ nga Interi në 2019-ën, Conte u kërkoi drejtuesve...

Zbulohet prapaskena/ Leao ishte ‘prenotuar’ nga Interi në 2019-ën, Conte u kërkoi drejtuesve...

13:00, 17/05/2022

Rafael Leao është ai që sot ngre peshë Milanin, duke pasur një rëndësi të madhe në rrugëtimin e kuqezinjve drejt titullit, falë paraqitjeve të tij fantastike të karakterizuara jo vetëm nga gola, por mbi të gjitha nga një ndryshim ritmi i frikshëm në lojën e skuadrës së Piolit që e bën atë rrezik të vazhdueshëm për portën kundërshtare.

Në sezonin e tij të tretë me fanellën e Milanit, portugezi ka shansin të shpallet kampion i Serisë A, por 3 vite më parë kur ishte gati për të lëvizur në Itali, sulmuesi mund të kishte përfunduar te rivalët e tanishëm për titull, Interi.

Siç ka zbuluar “Sky Sport”, në 2019-ën para firmës me kuqezinjtë, Leao ishte “prenotuar” më parë nga “kushërinjtë” dhe konkretisht nga drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, që kishte mbyllur akordin me agjentin e lojtarit, ndërkohë që pritej vetëm firma për ta veshur zikaltër.

Ishte Antonio Conte që ndaloi gjithçka dhe u kërkoi drejtuesve të ndiqnin të tjera pista në merkato.

Afrimi i Romelu Lukakut dhe më vonë i Lazaros, nuk i lanë vend talentit portugez dhe Interi hoqi dorë nga akordi edhe pse e kishte bllokuar më parë lojtarin.

Më 1 gusht 2019, Leao zyrtarizohet si lojtar i Milanit për 23 milionë euro dhe edhe pse vetëm 22 vjeç rritja eksponenciale e tij, e ka bërë të tanishmin një moment të artë për skuadrën dhe vetë lojtarin, që ka përfunduar në radarët e klubeve të mëdha europiane.

Me një javë nga fundi, nëse Leao është përsëri protagonist i pikëve që mund t’i sigurojnë Milanit titullin, në Milanon zikaltër, sot pa Lukakun dhe pa Conten do të kenë shumëçka për t’u penduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco