Messi drejt Amerikës, ylli argjentinas vë si kusht marrjen e 35% të aksioneve

Messi drejt Amerikës, ylli argjentinas vë si kusht marrjen e 35% të aksioneve

12:37, 17/05/2022

Lionel Messi do vazhdojë qëndrimin në Paris Saint Germain deri në vitin 2023, sipas kontratës së firmosur.

Ndërkohë, ylli argjentinas e ka vendosur tashmë  se ku do të luajë nga vera e vitit të ardhshëm, raporton AS nga gazetari Alex Candala.

Përkatësisht, Messi thuhet se do të blejë aksione me vlerë 35 për qind të klubit në pronësi të David Beckham, dhe më pas në verën e vitit 2023 do të vijë si lojtar.

Para se të largohet për në MLS dhe Inter Miami, Messi do të luajë një sezon tjetër në futbollin evropian dhe do të luajë në Kupën e Botës në Katar.

Messi më parë është lidhur me Interin nga Miami, të cilin Beckham e themeloi në vitin 2018 me idenë për të bërë një nga klubet më të forta në Amerikën e Veriut.

Beckham synon të përdorë popullaritetin dhe ndikimin e tij në botën e futbollit për të sjellë emra të famshëm si Messi në klubin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco