Trajneri i Frankfurtit: Kjo finale është gjithçka, e meritojmë Europa League

Trajneri i Frankfurtit: Kjo finale është gjithçka, e meritojmë Europa League

10:40, 17/05/2022

UEFA Europa League ka mbërritur në stacionin final, me sfidën e fundit atë midis Frankfurt dhe Rangers që do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00.

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh, ndërsa trajneri Oliver Glasner u shpreh optimist, duke thënë se skuadra e tij e meriton trofeun për mënyrën se si erdhi deri në finale.

“Ajo që bëri skuadra në këtë sezon ishte diçka e pabesueshme. Unë kam folur vazhdimisht me lojtarët dhe gjithmonë ua kam cilësuar se, ndoshta nuk jemi skuadra më e mirë, por ne jemi një grup i jashtëzakonshëm dhe së bashku mund të bëhemi më të mirët. Është diçka shumë e mirë kur e di se je në gjendje të bësh të lumtur kaq shumë njerëz dhe tifozët dhe skuadra e meriton këtë trofe. Për ne, kjo finale është gjithçka”, deklaroi Oliver Glasner, trajneri i Frankfurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco