Zyrtare/ Te Egnatia nis merkato para kohe, rrogozhinasve u largohen dy lojtarë

Zyrtare/ Te Egnatia nis merkato para kohe, rrogozhinasve u largohen dy lojtarë

11:39, 24/12/2021

Me ndërprerjen e kampionatit deri më datë 15 janar, klubet e Superiores kanë kohën e duhur për të bërë ndryshimet e nevojshme teksa në muajin e parë të vitit 2022 do të nisin edhe merkaton. Në këtë formë, menjëherë, te Egnatia kanë nisur të “lëvizin ujërat” teksa drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbyllin marrëveshjen me dy prej sulmuesve të organikës.

Fjala është për francezin Chris Gandi dhe holandezin Arsenio Valpoort, të cilët ishin afruar në verë te rrogozhinasit mirëpo nuk ia kanë dalë të bindin drejtuesit dhe stafin teknik të trajnerit Zekirija Ramadani.

Paraqitja e tyre në fushë ka lënë për të dëshiruar teksa Gandi dhe Valpoort nuk shënuar asnjë gol kur iu është dhënë mundësia.

Ndaj, tashmë palët kanë ndarë rrugët, teksa rrogozhinasit me shumë mundësi do të tentojnë të afrojnë një tjetër sulmues qendre në merkato duke qenë se aktualisht atë rol e mbulojnë vetëm Pedro Augusto dhe Artur Magani.

Kujtojmë se Egnatia në ditën e djeshme u rikthye te suksesi, teksa mposhti Teutën me rezultatin 1-2, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve në vendin e nëntë të renditjes ndërsa synojnë të mbijetojnë në elitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco