Messi dhe Neymar mund të luajnë dy ndeshje në dy kontinente në 20 orë

Messi dhe Neymar mund të luajnë dy ndeshje në dy kontinente në 20 orë

09:28, 14/10/2021

Superylli i PSG -së, Lionel Messi dhe Neymar janë “të kërcënuar” nga një situatë e pazakontë në të cilën mund të luajnë dy ndeshje në dy kontinente brenda 20 orëve.

Messi luan me Argjentinën në Buenos Aires kundër Perusë të premten (01:30 sipas orës Europiane) dhe ndeshja e Neymar me Brazilin në Manaus kundër Uruguajit nis një orë më vonë (2:30).

Nga ana tjetër, ndeshja e PSG -së në kampionat kundër Angers është caktuar për mbrëmjen e së premtes në orën 21:00.

Kjo do të thotë se në më pak se 20 orë, dy futbollistët pas ndeshjes me kombëtaret, duhet të udhëtojnë në drejtim të Francës për të luajtur ndeshjen me PSG –në.

Messi duhet të udhëtojë rreth 8,000 kilometra për t'u kthyer në Paris, ndërsa Neymar më shumë se 11,000 kilometra.

Për më tepër, ka një ndryshim domethënës kohor me të cilën duhet të përshtaten. Ora midis Parisit dhe Buenos Aires ka një diferencë prej pesë orësh dhe gjashtë orë në krahasim me Manaus.

Për shkak të të gjitha sa më sipër, është e vështirë të besohet se skuadra e Parisit do të rrezikojë dhe do të hedh në fushë të premten Messi dhe Neymar. Problemi që ka PSG, është i pranishëm në klube të tjera që kanë lojtarë nga Amerika e Jugut dhe një orar i ngushtë u ka krijuar atyre vështirësi të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco