Ronaldo me 58 het-trike në karrierë

Ronaldo me 58 het-trike në karrierë

00:00, 14/10/2021

Cristiano Ronaldo ka premtuar që gjithmonë do të synojë më shumë pas tre golave të tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Luksemburgut në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror.

Ronaldo regjistroi hat-tric e 58 në karrierën e tij, të 10 për Kombëtaren e Portugalisë, në fitoren me rezultat të thellë 5:0 kundër Luksemburgut.

Ronaldo gjithashtu arriti në kuotën e 115 golave në nivel kombëtaresh me Portugalinë.

“Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë, një tjetër natë historike në mbrojtje të ngjyrave tona. Çdo gjë bëhet më e lehtë kur luajmë në shtëpi përpara tifozëve tanë që na përkrahi neve nga minuta e parë deri tek ajo e fundit”, tha Ronaldo.

“Kam premtuar që gjithmonë do të kërkojë më shumë, e më shumë. Është në ADN time dhe në ADN tonë, nuk jemi inferior, ne kurrë nuk i ulim pritshmëritë tona dhe gjithmonë ecim përpara”, shtoi Ronaldo.

Portugalia tani gjendet një pikë larg kreut të Grupit A Serbisë, por me një ndeshje më pak. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco