Futbollisti 24-vjeçar zbulon se është me kancer, mesazhi prekës

Futbollisti 24-vjeçar zbulon se është me kancer, mesazhi prekës

23:01, 13/10/2021

Mesfushori uellsian, David Brooks, ka zbuluar se është diagnostifikuar me limfomën Hodgin të fazës së dytë, duke u tërhequr nga ekipi kombëtar i vendit të tij.

Limfoma Hodgkin është një kancer që zhvillohet në sistemin limfatik, pjesë e sistemit imunitar të trupit dhe prek kryesisht të rinjtë rreth 20 vjeç ose tek të rriturit shumë më të vjetër mbi 70 vjeç.

Futbollisti 24-vjeçar konfirmoi diagnostifikimin me kancer në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Unë jam diagnostikuar me Limfoma Hodgkin të Fazës II dhe do të filloj një kurs trajtimi javën e ardhshme. Edhe pse kjo ka ardhur si një tronditje për veten dhe familjen time, prognoza është pozitive dhe jam i bindur se do të shërohem plotësisht dhe do të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Unë do të doja të shpreh vlerësimin tim për mjekët, infermierët, konsulentët dhe stafin që më kanë trajtuar me profesionalizëm gjatë kësaj periudhe.

Dua të falënderoj të gjithë në Shoqatën e Futbollit të Uellsit sepse pa vëmendjen e shpejtë të ekipit të tyre mjekësor mund të mos e zbulonim sëmundjen.

Edhe pse e vlerësoj që do të ketë vëmendje dhe interes nga media, do të doja që privatësia ime të respektohet në muajt e ardhshëm dhe unë do të ndaj përditësimet mbi përparimin tim kur të jem në gjendje ta bëj këtë”, tha ndër të tjera David Brooks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco