Anulohen dy ndeshjet e rëndësishme, federata tregon arsyet

Anulohen dy ndeshjet e rëndësishme, federata tregon arsyet

19:57, 13/10/2021

Të dielën në orën 18:30 ishte planifikuar të luhen dy përballjet, Granada-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Athletic Bilbao.

Megjithatë këto dy ndeshje nuk do të luhen pasi federata spanjolle ka vendosur të luhen në një datë tjetër.

Ndeshjet janë shtyrë për shkak të dueleve që po luhen në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Këto klube kanë shumë futbollistë të angazhuar në këto Kombëtare dhe shkaku i orarit të ngjeshur ka ardhur ky vendim nga La Liga.

Kujtojmë që pak javë më parë edhe dueli mes Sevillës dhe Barcelonës u shty për të njëjtën arsye.

Ndërkohë nuk është vendosur ende data se kur do të luhen ato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco